Eva Alikaj dhe Indrit Çobani

'S'më jep role askush'/ Regjisori Çobani i përgjigjet Eva Alikajt: Nuk ka pranuar për arsyet e saj

17 Korrik 2022, 10:03| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 10:13

  • Share

Pas deklaratave të aktores Eva Alikaj se nuk i japin role regjisorët e drejtorët, ka folur regjisori Indrit Çobani duke thënë se nuk kanë asnjë konflikt. Arsyeja përse nuk i ka dhënë rol është se nuk i është dukur e përshtatshme për shfaqjen Edmond. Ndërsa për ‘Familjen Tot’, thotë se i kanë bërë ofertë por nuk ka pranuar për arsyet e saj.

“Unë isha duke bërë prova se jam duke punuar për diçka dhe më vini video në Whatsapp. Ça bëhet kështu? Më vonë e hapa dhe e pash, nuk e kam parë emisionin e plotë. E kanë portalet këtë ortekun e krijuar. Eva është një nga aktoret më të dashura dhe një nga mikeshat e mia më të mira. Nuk e di për cilën shfaqje e ka, ndoshta e ka për shfaqjen Edmond që unë kam vënë në skenë bashkë me Andian.

Unë kam biseduar bashkë me Evën për të qenë pjesëmarrese ne shfaqjen “Familja Tot”. Andia i ka ofruar një rol në këtë shfaqje, po nuk ka pranuar për arsyet e saj. Ndërsa tek Edmond, 4 gocat që pata fatin të punoja, po ta shikosh me vëmendje e kupton që aktorët janë të një brezi tjetri. U surprizova kur e pash këtë gjë”, tha Çobani në një intervistë televizive.

Kujtojmë se disa ditë më parë aktorja e mirënjohur Eva Alikaj në një intervistë për gazetarin Ermal Qorri në Report Tv solli disa ngjarje jo të këndshme për të.

 

 

Intervista e plote në N'Kohë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aktori: 17/07/2022 15:21

    Aman kur eshte bere dhe Indriti me pas ndonjengje ne dore... 5 kile cun qe gjithe gjerat i ka nga emri babit ne rtsh. Nuk ka nje profil. Do te beje gazetarin si i ati. Twnton aktorin dhe me pas regjizorin. Ne gjithcka eshte ne nivelin mesatar. Ska shkelyer asnjehere. Me teper llafazan se sa ka brume

    Përgjigju
    • Besa. Sh: 22/11/2022 19:00

      Ahahhahaha moj xhane, kush nuk e kapi dot rrushin tha qe eshte i pabere. Po te kishe 2 byth burreri , do vije emrin te pakten . Pra vazhdo ne anonimatin tend si ne jete dhe ne komente ????

  • Eri: 17/07/2022 11:37

    Nje grua ne moshe nuk dilet ashtu si je veshur ti Eva

    Përgjigju
    • Plazhisti: 17/07/2022 18:11

      Po si dilet ne plazh o arabo me kostum ninja e ?

    • Anonim: 17/07/2022 12:56

      Jo eva po ne plazh dalin plakat kur vete i mer ne intervist .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?