Ish-Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, ka reaguar e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të vitit 2024, duke e renditur garën presidenciale të nëntorit si ndër çështjet që e mbajnë atë në ankth dhe zgjuar gjatë natës. Deklarata në fjalë erdhi gjatë një intervistë në podcastin e Jay Shetty.
“Unë jam e tmerruar për atë që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet për ne, kush e mban atë foltore, kjo ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë", tha Michelle, raporton CNN.
Komentet e saj vijnë në një moment teksa Presidenti Joe Biden ka filluar fushatën e tij për t’u rikonfirmuar në këtë detyrë. Në intervistë, ish-zonja e parë renditi një sërë çështjesh të tjera që e shqetësojnë atë, duke përfshirë:
“A do të votojnë njerëzit dhe pse nuk po votojnë ata? Këto janë gjërat që më mbajnë lart, sepse ti nuk ke kontroll mbi to. Dhe ju pyesni veten: Ku janë zemrat tona?”, pyeti Michelle.
Obama mes të tjerash theksoi se kishte një standard të dyfishtë kur bëhej fjalë për ngatërresat ligjore të Trump dhe çfarë mund të ndodhte nëse një telash i ngjashëm do t’i ndodhte një burri me ngjyrë.
“Zgjedhjet janë të ndryshëm për njerëzit në jetë. Këtë e kam mësuar”, tha ajo. Pa përmendur emrin e Trump, ajo tha: “Njerëz të tjerë mund të paditen disa herë dhe ende të kandidojnë për post. Burrat e zinj nuk munden. Thjesht mësoni të jeni të mirë.”