Smogu toksik në lindje të Pakistanit i ka sëmurë mijëra persona, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllin disa qytete për gjithë javën. Smogu në qytetin e dytë më të madh pakistanez, Lahore, është rritur në nivele të rrezikshme.
Qeveria provinciale e Punxhabit ka urdhëruar që shkollat, zyrat, qendrat tregtare dhe parqet në tri qytete, përfshirë Lahoren, të mbyllen deri të dielën.
Provinca Punxhab e Pakistanit është në kufi me shtetin indian me të njëjtën emër. Është raportuar se edhe veriu i Indisë është duke vuajtur prej ndikimit të smogut toksik.
Disa banorë të Lahores kanë thënë për transmetuesin britanik BBC se atmosfera e tillë toksike është bërë e shpeshtë dhe u ndikon në shëndet dhe aktivitetet e tyre ditore.
“Më duket se kjo atmosferë helmuese është bërë pjesë e jetës sonë”, ka thënë shitësi Ameer Hamza, puna e të cilit ka të bëjë me bartje të mallrave me motoçikletë në pjesën më të madhe të ditës.
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj smogut mund të çojë në dëmtime shëndetësorë, përfshirë edhe kancerin më mushkëri.
Disa ekspertë besojnë se djegia e fushave, për t'i përgatitur për sezonin e ri të t mbjelljeve është shkaktari kyç i ndotjes së ajrit./REL