PD paralajmëron kallëzim penal për gjyqtaren që pranoi ankimimin e Alibeajt, Garo: Gjykata e Tiranës nuk na vë në dispozicion vendimin

15 Maj 2022, 12:07| Përditesimi: 15 Maj 2022, 12:35

  • Share

Shefja e Komunikimit në PD, Floriana Garo, denoncoi sipas saj praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës, duke thënë se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së. Garo deklaroi se prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk i kthen përgjigje dhe nuk vë në dispozicion të Partisë Demokratike vendimin e gjyqtares Blerina Muça që pranoi ankimiin e Alibeajt.

Për këtë, Garo ka paralajmëruar se nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t'i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban.

‘Jam këtu përpara jush për të denoncuar praktikat abuzive të gjykatës së Tiranës, e cila ne vijim të ndërhyrjeve të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese legjitime të partisë, vazhdon të bëhet palë në proces, duke favorizuar një fraksion i cili pasi mbajti peng vulen e demokrateve për muaj me radhe, tani kerkon përsëri t'i bllokojë ata nëpermjet marifetesh proceduriale.

Konkretisht, qe ne daten 26 Prill, Partia Demokratike i ka kerkuar zyrtarisht Gjykates se Tiranes qe t'i komunikojë vendimin e gjyqtare Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e deputetit Enkelejd Alibeaj kunder vendimit të Partisë Demokratike, me qëllim që të ushtronim të drejtën tonë ligjore të ankimit.

Prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk na vë në dispozicion vendimin duke u bëre pengesë për ta ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin. Arsyeja e vetme e kësaj manovre vonese është që dosja e regjistrimit në gjykatë te Kuvendit të 11 Dhjetorit të degdiset në gjykatën e Apelit përpara se Partia Demokratike të ketë mundësine të ankimojë vendimin e gjyqtares Muça.

Partia Demokratike i bën thirrje drejtuesve të Gjykatës Tiranë, përkatësisht kryetarit Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili që të mos bëhen pjesë e këtij skenari bllokimi të paligjshëm. Nga ana tjetër, Partia Demokratike paralajmëron se nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t'i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban. Organet drejtuese legjitime të Partisë Demokratike i zgjedhin dhe përcaktojnë vetëm demokratët me votën e lirë dhe s'mund ti diktojë askush, as me vendime gjykate e as me marifete proceduriale.’- tha Garo.

Gjykata e Tiranës ka pranoi pak javë më parë ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. 

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD  perfaqesuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022.

Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?