Kosova & Rajoni

S’ndalen lëkundjet sizmike në ishullin Santorini, shqiptari: S'kam ndërmend të largohem! E njëjta situatë dhe vite më parë

6 Shkurt, 14:09| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:01

  • Share

Vijojnë tërmetet pranë ishullit të njohur grek Santorini. Lëkundje të forta u regjistruan mes ishujve grekë të Amorgos dhe Santorini, pas disa ditësh me lëkundje të njëpasnjëshme.

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi mbrëmjen e djeshme, duke e bërë atë më të fuqishmin në ditët e fundit.

Kjo u pasua nga një tërmet me magnitudë 4.7 i regjistruar në jug-perëndim të Amorgos në orën 07:50 me kohën lokale të së enjtes, pasi 57 lëkundje u regjistruan midis mesnatës dhe 06:30.

Mbrëmë ka qenë lëkundja më e madhe 5.2 dhe sot në mëngjes ka pasur shumë lëkundje. Por në përgjithësi është normale. Këtu sizmiologët thonë duhet të regjistrohen deri në 1 mijë lëkundje që të ndalojë aktiviteti sizmiologjik por nuk ka ndikim tek shpërthimi i vullkanit” thotë Niko Topuzi, shqiptar me banim në ishullin grek, ku ka dhe një biznes në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri' në Report Tv 

A është e vërtet që ishulli është kthyer në fantazëm për shkak të frikës?
 

Kanë lëvizur por ishulli nuk është fantazëm! Mbrëmë kanë ardhur 20 turistë. Shkollat janë mbyllur. Kanë ikur kryesisht familjet që kanë fëmijë dhe gra sepse kanë frikë por unë nuk e kam ndërmend të largohen.

Flet dhe për dezinformimin e shpërndarë në rrjete sociale

“Santorini është ishull sizmik. Edhe në 2011 – 2012 ka qenë një situatë e ngjashme por unë besoj se është pompuar nga mediat. Rrjetet sociale kanë ndikuar shumë. Shfaqin pamje që nuk ekzistojnë”

Në ishullin Santorini ka një komunitet shqiptarësh që prej vitesh jetojnë dhe punojnë atje

BBC thotë se më shumë se 11,000 njerëz janë larguar tashmë nga ishulli, me rreth 7,000 që janë nisur me traget dhe 4,000 njerëz me ajër. Ishulli është I banuar edhe nga një komunitet mee rreth 7500 shqiptarë të cilët gjithashtu kanë nisur të largohen nga frika.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 06/02/2025 16:39

    Aty ri aty te vesh ne te sateme, ishilli do fundoset perfundimisht te vini ne te semes te gjith

    Përgjigju
    • Rahman: 06/02/2025 17:32

      Mos harroni bejlerin ta merrni me vete

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?