Gent Cakaj 'zhvesh' biznesmenët diplomatë nga targat diplomatike, Report Tv zbardh emrat

1 Prill 2019, 10:04| Përditesimi: 1 Prill 2019, 15:10

  • Share

Janë 38 konsuj nderi, të cilët kanë përvetësuar target CD, pasi edhe vendimi që u jep atyre privilegjet nuk e parashikon një gjë të tillë. Në vitin 2004, ka qenë qeveria Nano që e miratoi shërbimin dhe në 2016, qeveria Rama me  një tjetër vendim rreguloi dhe kufizoi privilegjet dhe imunitetin e përfituar nga Konsujt e Nderit.

Në VKM-në “Për miratimin e Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë”,  kapitulli 7, ku flitet për Imunitetin dhe Privilegjet, në pikën 5. 8 parashikohet që Konsujt e Nderit pajisen me targë të zakonshme dhe pajisen me simbolet HÇ, ndërkohë që 38 konsujt e nderit në kundërshtim me këtë vendim janë pajisur me targa CD. Disa prej tyre, tha ministri Cakaj, ndjehen të fuqishëm kanë hezituar ti dorëzojnë targat, ndaj dhe për të zbatuar këtë vendim do të duhet ndërhyrja e Policisë dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor.

“38 konsuj nderi të Shqipërisë, përdorin një automjet me targa kombëtare dhe me një shenjëNë shkelje të habitshme të këtij ligji janë plot 38 konsuj nderi, të pajisur me targa CD, të cilët hyjnë e dalin në vend si përfaqësues më të lart diplomatikë.Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund.Informoj të gjithë personat në fjalë do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre, dhe do të dorëzojnë targat diplomatike".

Janë 38 konsuj nderi, të cilët kanë përvetësuar target CD, pasi edhe vendimi që u jep atyre privilegjet nuk e parashikon një gjë të tillë. Në vitin 2004, ka qenë qeveria Nano që e miratoi shërbimin dhe në 2016, qeveria Rama me  një tjetër vendim rreguloi dhe kufizoi privilegjet dhe imunitetin e përfituar nga Konsujt e Nderit.

Në VKM-në “Për miratimin e Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë”,  kapitulli 7, ku flitet për Imunitetin dhe Privilegjet, në pikën 5. 8 parashikohet që Konsujt e Nderit pajisen me targë të zakonshme dhe pajisen me simbolet HÇ, ndërkohë që 38 konsujt e nderit në kundërshtim me këtë vendim janë pajisur me targa CD. Disa prej tyre, tha ministri Cakaj, ndjehen të fuqishëm kanë hezituar ti dorëzojnë targat, ndaj dhe për të zbatuar këtë vendim do të duhet ndërhyrja e Policisë dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor.

"Në bashkëpunim me ministrinë e brendshme dhe atë të transportit, do të merren të gjitha masat që argat në fjalë të dalin jashtë funksionit. Kjo masë nuk ndërlidhet me emra të veçantë, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit.Ne jemi në përgatitje edhe të një mase tjetër, për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, dhe shumë shpejt do t’u komunikoj rezultatet e kësaj nisme" u shpreh Cakaj.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi zbardh listën e emrave të cilët preken nga kjo reformë.

1.    Samir Mane     Tajlandë
2.    Mimoza Ndroqi Kosovë
3.    Arben Malaj     Austri 
4.    Agron Papuli     Koreja e Jugut
5.    Avni Ponari         Japoni
6.    Rodolf Xhillari     Izrael
7.    Gentian Sula     Malajzi
8.    Përparim Kalo     Danimarkë
9.    Mentor Nazarko     Kosovë
10.    Gjergj Leqejza     Austri
11.    Shaban Xhabrahimi Bangladesh
12.    Fabrice Wallaert     Belgjikë
13.    Fiqiri Kllari         Bosnje Hercegovinë
14.    Krenar Loloçi     Kanada
15.    Sotiraq Guga     Estoni
16.    Bardhyl Minxhozi Finlandë
17.    Isuf Berberi         Islandë
18.    Bujar Lybesha     Marok
19.    Vladimir Avrami     Qipro
20.    Esat Ademi         San Marino
21.    Faik Dizdari     Sllovaki
22.    Kastriot Haska     Lituani
23.    Teodor Bilushi     Itali
24.    Vito Antonio Stigliani Itali
25.    Tomë Preku     Maltë
26.    Salim Hoxhaj     Bullgari 
27.    Artan Stroka     Sierra Leone
28.    Elvis Toçi         Rumani
29.    Belma Çela         Mongoli
30.    Dorian Sadiku     Portugali
31.    Kliti Hoti         Hungari
32.    Sokol Kraja         Letoni
33.    Marinela Jazoj     Norvegji
34.    Varuzhan Piranjani Armeni
35.    Seyhan Pencabligblig  Pakistan
36.    Loritan Prespa     Filipine
37.    Gerian Kuka     El Salvador 
38.    Zenel Hoxha     Afrika e Jugut
39.    Mirton Lika         Sri Lanka 
40.    Bledi Bajraktari     Ukrainë
41.    Ilir Trebicka     Uruguaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flamuri: 24/04/2019 12:04

    Po Ylli NDROQI i famshem ku ehste...apo atij do ia lini targat....hahaha

    Përgjigju
  • BARI: 02/04/2019 15:35

    Po dhe Konsulli I pergjithshem ne Bari eshte biznesmen me ndjekje penale ne Bari I denuar me shperndarje preservativesh si pune detyruese Nuk di italisht te shkruaj e ia bejne me pagese Shoku I Fate Velaj po' ate pse nuk e prekni

    Përgjigju
  • Teodor: 01/04/2019 21:14

    po ky lepuri ketu ne foto, kush na qenka ?!!!

    Përgjigju
  • Idajet: 01/04/2019 18:12

    keto konsujt jane si keshilltaret e djeshem dhe te sotem te ministrave apo te institucioneve te ndryshme per te vendosur pikat mbi i duhet vullnet. Puna e nisur nga ky djal i ri duhet te vazhdoj ne te gjitha dikasteret

    Përgjigju
  • Ardjan: 01/04/2019 16:38

    Urime dhe respekte! Mos u ndal o djalë!.

    Përgjigju
  • CaBone: 01/04/2019 13:16

    Bravo Gent, te degjojn ata qe qe te shanin ne fillim. Ti me verte dole i salt dhe i denj per pistin qe mban. Nje levizje shum e sakt dhe e duhur. Ka desh ber me koh kjo gje se paten mor dhen bagtit me targa diplomatike gjith boten tu bo si te fort etj etj. Respekte dhe nje her shoku dhe lej te lehin nga pas. Coje Shqiprin sa me lart te mundesh

    Përgjigju
  • Zadg: 01/04/2019 12:27

    Bravo! Bravo! Bravo !

    Përgjigju
  • Ben: 01/04/2019 12:20

    Po Yll Ndroqi,nuk eshte me consull nderi i Mexicos

    Përgjigju
  • Dardan: 01/04/2019 12:12

    Historikisht esht dashur te zbresin kosovaret ne shqiperi per te ven regull fillo nga flamuri e deri te genti.Faza tjeter bashkimi ne nje trung te vetem.

    Përgjigju
    • Agroni: 01/04/2019 20:19

      U deshte Isa Boletinit te le Kosoven ne flak qe ti paloj cubat e Shqiperise dhe te sigurohet ngritja e flamurit, e tradhetuan dhe u vra ne Mal te Zi, erdhi Ahmet Zogu ne pushtet me ndihmen e Pashiqit, pas tij erdhi Enver Hoxha me ndihmen e Miladin Popovicit - bile kur vizitoj Jugosllavine nga Kosova kerkoj vetem nenen e Milladinit ta shoh, njejte per per gati 90 vite na lat ( vellazen) ne dore te shkijeve - po na prap ju duam - se e duam Shqiperine.

    • Fredi: 01/04/2019 19:06

      Pseudodardan gamor!

    • Berti: 01/04/2019 16:07

      E ditke gabim historine o Dardan! Mos u ngatero me flamurin se Ismail Qemali nuk paguhej nga malazezet. Leri kosovaret te vendosin njehere rregull mes vedi. Apo quan rregull masakren e 4 shkurtit ne Tirane nga Xhafer Deba dhe Rexhep Mitrovica? Quaje shqiptar Gent Caken dhe lere menjane origjinen.

  • Arbeni: 01/04/2019 11:36

    Dukeshe maçok por qenke Luan. Vazhdo ne ate drejtim Gent se je ne udhe te mbare. Duhet rregull dhe respektim ligji.

    Përgjigju
  • Refat: 01/04/2019 11:21

    Te lumte dora Gent se i kane blere nga 50 mije euro ato tituj biznesmenet hajdute Shqiptare vec per te kaluar shpejt nga doganat e per mos ti ndaluar policia rrugeve. Mos flas per pasaportat diplomatike; turp e faqe e zeze te perfaqesohesh nga keta barkderra!

    Përgjigju
  • Diplomati: 01/04/2019 11:15

    Veprim shumë i drejte. Bile duhet te shtrihet edhe ne vendet jashte Shqiperise ku te ashtequajturit konsuj nderi te Shqiperise ne vendet ku jane levizin jo vetem me targa diplomatike por dhe me flamurin Shqiptar te vendosur ne krah te makines gje e cila eshte atribut vetem i ambasadorit shqiptar ne ate shtet. Per te mos thene qe keta konsuj nderi sdihet per cfare aftesish apo kontributesh jane emeruar ne vendet e tyre.

    Përgjigju
  • Tir: 01/04/2019 11:11

    Te lumte o djale ! Ma shiko pak dhe presidencen.

    Përgjigju
  • 111: 01/04/2019 11:06

    Ylli Ndroqi - Meksike

    Përgjigju
  • Fredi: 01/04/2019 10:39

    Bravo she suksese! Shumë mirë se ranë malet e u ngritën ha let! U bënë qyrrexhinjtë katnarë, diplomatë.. Bjeru Gent, diplomati eshte dikush ai qe ka intelekt dhe IQ të lartë, dërrmoje bajgërinë katnare e detyroje ti kthehet arrave andej nga doli!

    Përgjigju
  • Moni: 01/04/2019 10:31

    Bravo mor cun. Ky ishte nje turp dhe arrogance e te pasurve qe pa kurrfare llogjike dhe ligjshmerie kishin imunitet diplomatik. Sikur te beje te njejten gje dhe per pashaportat diplomatike, qe nuk ka mbetur halabak pa i marre do ishte nje gje shume e mire. Le te hane mut ata qe e shane ne fillim kete djale. Jo po ska Shqiperia ministra, jo po eshte cunak, jo po.. Asnje minister prej Shqiperie para tij nuk kishte guxuar tu hiqte privilegjet ketyre pseudo-konsujve te nderit. Dhe asnje nga ata «burrat » para tij nuk kisjte guxuar te pasteonte sherbimin diplomatik nga xhambazet e certifikatave.

    Përgjigju
    • adi: 01/04/2019 14:51

      Ska nevoje ti fusesh te gjithe ne nje thes , a i njeh te gjithe ata qe bejne pjese ne ate liste qe del e ben te mencurin pas nje tastiere ? informohu dhe pastaj fol se mbase mes atyre dikush eshte qe punon fort per te ruajtur nje marrdhenie solide mes shqiperise dhe shtetit nga i cili eshte emeruar , po aq njerez te ceket dhe te ligj jeni sa ajo ju prishi pune juve targat diplomatike , ketu shqiperia sdi c'problem ka perpara doli ky trimi nga kosova te heqi targat diplomatike e zgjidhi ky, dilni e ju militante e servila qe e mbeshtesni se aq kapacitet keni dhe ja ku eshte korniza e shqiperise sot , ju be zemra mal juve merrni kenaqesi ngaqe shikoni tjetrin te ''ulet'' po prandaj ska per tu bere kjo shqiperi nga njerez si ty o Moni nga Fredi siper e nga shume e shume te tjere si ju , shqiperia eshte e mallkuar nga ndjenja e zilise qe secili ka, ta perseris edhe nje here fol ne njejes dhe jo ne shumes dhe informohu para se te besh si kakam , hajd tung gjithe te mirat

  • xreport: 01/04/2019 10:17

    me duket mu apo do jet kryeministri i ardhshen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?