Lifestyle

Sobë e pisët pasi gatuat? Si të pastroni pianurën pa e gërvishtur dhe ta bëni të shkëlqejë

12 Gusht 2021, 18:46| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 18:49

  • Share

Pianura e sobës prej xhami apo qeramike shpesh i tremb amvisat kur bëhet pis nga gatimet pasi mund të gërvishtet nëse e fërkon fortë apo me solucionet e gabuara. Gaboheni nëse mendoni që një pajisje e shtrenjtë kërkon me patjetër larës të shtrenjtë. Zgjidhja është pikërisht në kuzhinë, po aty ku keni edhe sobën. Gjithçka që ju duhet është uthull molle, sodë buke dhe kripë.

Në një enë shtoni dy lugë gjelle sodë buke, një lugë çaji kripë dhe uthull molle derisa të formohet një pastë. Më pas shtoni një gotë ujë të vakët. Merrni një sfungjer të butë dhe njomeni me larësin e sapokrijuar dhe fërkoni sipërfaqen ku ka njolla.

Nëse njolla është e vështirë, hidhini sipër pluhurin e sodës së bukës dhe vazhdoni pastrimin me sfungjer. Në fund pastroni pianurën me një leckë të lagur dhe në fund leckë e thatë. Soba juaj do të shkëlqejë dhe mbi të gjitha nuk do të gërvishtet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?