Mëngjesin e sotëm udhëheqja e SPD-së bëri një xhiro fitore duke falënderuar votuesit dhe duke e bërë të qartë se pavarësisht se çfarë pretendon CDU, ata nuk kanë një mandat për të formuar një qeveri të vetëm.
"CDU mori mesazhin nga votuesit se ata nuk duhet të jenë në qeveri. Ata na thanë që ne duhet të formojmë qeverinë, ata forcuan tre parti, SPD, të Gjelbrit dhe FPD. Këto parti duhet të udhëheqin qeverinë e ardhshme" tha lideri socialdemokrat dhe kandidati për kancelar Olaf Scholz, duke iu referuar humbjes historike të konservatorëve.
Ndërkohë që theksoi se është koha për të krijuar një qeveri sa më parë të jetë e mundur.
"Ne duam të hyjmë në bisedime me partitë e tjera për të formuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur. Një koalicion social, mjedisor, liberal ka ndodhur këtu në Gjermani dhe ne duhet të bashkohemi për të parë nëse mund të përballojmë sfidat e së ardhmes," tha kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë.
E ndërkohë që ftesa për të Gjelbrit dhe Liberalët ishte e hapur, Të Gjelbrit kanë parashtruar tanimë kërkesat e tyre. Bashkudhëheqësi i Partisë së Gjelbër Robert Habeck tha se të dyja palët mund të hyjnë në një koalicion, por matematikisht kjo do të kërkonte që një palë e tretë të bashkohej për të krijuar një shumicë. Habeck njëjtë si Scholz përmendi liberalët.
Ai vazhdoi të përcaktojë kërkesat minimale për çdo koalicion të mundshëm që të Gjelbrit mund të bashkohen. "Çdo qeveri duhet të marrë masa kundër ndryshimeve klimatike," tha ai dhe t'i përmbahet marrëveshjes klimatike të Parisit 2014 dhe të trajtojë pabarazinë sociale në Gjermani.
Ndërkohë që Kristjan-demokratët, të cilët pësuan humbjen më të thellë në zgjedhje në historinë e vet, kanë fajësuar grindjet brenda partisë për një rezultat të tillë. Por gjithsesi lideri Armin Laschet, pas deklaratave të djeshme ende shpreson se mund të ketë shanse të zgjidhet kancelar i Gjermanisë, nëse do të kishte një koalicion me SPD-në.
Lajmi kryesor: