Socialistët e Shkodrës kërkesë Ramës: Vendos Luan Harushën drejtues të PS (LETRA)

17 Shkurt 2020, 18:48| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 09:53

  • Share

Socialistët e Shkodrës kërkojnë caktimin e deputetit Luan Harusha si kryetar partie në bashki deri në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Kjo kërkesë i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Balla.

Socialistët nuk pranojnë më situatën e krijuar prej muajsh brenda radhëve të selisë rozë, ku që prej shtatorit nuk ka një Kryetar dhe nisur nga kjo situatë e krijuar, Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës, kërkojnë caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të PS deri në zgjedhjet e ardhshme.

Propozimi është firmosur nga 27 anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër të Grupit të PS, dhe 120 anëtarë të Asamblesë të Partisë Socialistë në Bashkinë Shkodër.

Ato e kanë bazuar këtë emër, në angazhimin e tij në fushatat zgjedhore të PS dhe rezultate pozitive në Bashkinë Shkodër.

Në shkresën e siguruar brenda radhëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Shkodrës, thuhet qartë se: 'në respekt të pikës ë të Nenit 30 të Statutit të Partisë Socialiste , në emër të përfaqësimit tonë brenda Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Shkodër, propozojmë Caktimin e deputetit Luan Harusha, si Kryetar të Partisë në Bashki deri në përfundimin  e zgjedhjeve të ardhshme elektorale'.

PS e Shkodrës është pa një kryetar, ndërkohë që tashmë kërkesa e socialistëve të Shkodrës pret një përgjigje konkrete nga lidershipi i PS për propozimin e ardhur nga baza të cilët kërkojnë Luan Harushën si drejtues të PS Shkodër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?