Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi

29 Korrik, 12:39| Përditesimi: 29 Korrik, 14:50

  • Share

Më shumë se 30 deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, mëson gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Raziela Myslimaj.

Ndërkohë në orën 13: 30 minuta Spiropali ësht takuar me Presidentin Bajram Begaj i cili ende nuk ka firmosur ndryshimet e kabinetit qeveritar të propozuar dje në Kongres nga kryeministri Edi Rama.

 Në mbledhjen e grupit PS-së që u mbajt paraditen e sotme Kryesocialisti Rama ndërsa prezantoi 3 ministrat e rinj Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengo, si edhe Niko Peleshin që me propozimet e Ramës në Kongres nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes por kreu i grupit të PS-së. 

Elisa Spiropali hyri dje në kongresin e PS-se si Ministre e shtetit për Parlamentin por në fund doli si e propozuar nga Edi Rama për tu emëruar si numri 2 i shtetit. Madje dje Rama ftoi socialistët ti japin të gjithë mbështetjen Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit

Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën "Mjaft", më pas Drejtore Doganash në qeverinë "Rama 1" , drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë Rama propozoi që Bledi Çuçi do të marrë detyrën e nënkryetarit të Kuvendit duke larguar nga ky post Ermonela Felaj.  


Lajmi kryesor:

Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama prezanton në PS ministrat e rinj dhe kreun e grupit! Seanca e posaçme shtyhet për nesër


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?