I gjithë interesi politik i këtyre ditëve është tek lëvizjet e Kryeministrit i cili do të shpallë qeverinë e tij të 4-t. Nuk ka ende një datë për thirrjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ku Edi Rama publikon kabinetin, por lëvizjet tashmë kanë filluar.
Pas tre javësh pushime, krye i qeverisë u rikthye në zyrë dhe nisi menjëherë takimet me disa ministra aktualë.
Delina Ibrahimaj aktualisht ministre shteti për Sipërmarrjes, dhe Ervin Mete ish-ministër i Financave u panë të futen të parët në kryeministri. Pas tyre, iu bashkua takimit zv.kryeministrja Belinda Balluku, e më vonë ministri i Financave, Petrit Malaj.
Nga zyrat e qeverisë u pa duke dalë biznesmeni dhe politikani kosovar, Begjet Pacolli. Pas ikjes së tij, u larguan edhe ministrat e kabinetit.
Nuk ka informacion zyrtar mbi këto takime, por pritet që të tilla të shohim gjatë javës, duke gërshetuar projektet qeverisëse dhe arkitekturën e qeverisë.
Pas Delina Ibrahimajt, Ervin Metes dhe Petrit Malajt, në kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli. Në pamjet që sjell Report TV, ai shihet teksa del pas takimit.
Komente
