Politikë

'Ankth' për qeverinë e re, takime në kryeministri! Ibrahimaj, Mete, Malaj dhe biznesmeni Pacolli i shkojnë në zyrë Ramës

26 Gusht, 10:31| Përditesimi: 26 Gusht, 13:31

  • Share

Pasi PS fitoi thellë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, socialistët janë në ankth për emrat e kabinetit të ri qeveritar. 

Një ditë pasi ai u kthye nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka pritur ka pritur në kryeministri ministra, investitorë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Të parët që u panë duke shkuar në zyrë ishte ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.

I radhës ishte ministri i Financave Petrit Malaj. I pranishëm në kryeministri ishte edhe biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili u pa pasi doli nga godina me një bllok në dorë.

Pas tij, u largua edhe Malaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministre, Belinda Balluku.

Këto takime vijnë në kuadër të ndarjes së punëve, apo nismave të reja që do të ndërmarrë qeveria në vazhdimësi si edhe para shpalljes së qeverisë së re. Rama pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re.

Lajm ne perditesim...

Ora 12:58
Pas Ibrahimajt, Metes e Malajt, në kryeministri shkon edhe biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli (VIDEO)

 

Pas Delina Ibrahimajt, Ervin Metes dhe Petrit Malajt, në kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli. Në pamjet që sjell Report TV, ai shihet teksa del pas takimit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?