Socialistët 'përplasen' për pasuritë e krimit, Lleshaj: Paratë do shkojnë në dy drejtime! Fino: Agjencia s'mund të mbajë lekët e konfiskuara

TIRANE-Paratë e sekuestruara nga krimi i organizuar do të përdoren për të luftuar krimin. Ky është synimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Madje, një përqindje do të shkojë si shpërblim edhe për punonjësit që do të përfshihen në luftën kundër krimit të organizuar.

Një gjë tjetër e rëndësishme në ligj lidhet me destiminim e pasurive të konfiskuara, një përqindje e tyre do të shkojnë në përdorim dhe në dispozicion të luftës kundër krimit. Punonjësit që do të përfshihen në luftën kundër krimit të organizuar do të kenë mundësi të shpërblehen nga burimet e gjeneruara nga ky proces deri në masën 5%.

Pra është vendosur një limit, një fond që shkon deri në një masë 5%, i cili do të përdoret për të motivuar punonjësit që janë përfshirë dhe që kanë arritur rezultate konkrete në këtë proces të rëndësishëm”, shprehet Lleshaj.

Ndryshimet e propozuara në lidhje me Agjencinë e Konfiskimit të Pasurive u bënë shkak i një debati mes deputetëve socialistë dhe ministrit Lleshaj në Komisionin e Ligjeve. Socialistët kundërshtuan menaxhimin 100 përqind të parave të krimit nga Agjencia e Konfiskimit të Pasurive.

Po i futëm te buxheti ato përfundimisht largohen nga destinacioni që është parashikuar”, shprehet Lleshaj. “Meqënëse nuk jeni ekspert i fushës, kjo nuk është agjenci vetë-financuese është agjenci shtetërore, ka një buxhet brenda Ministrisë së Brendshme. Ju e thoni vetë në pikën 7 se të ardhurat e papërdorura “transferohen në buxhetin e vitit pasardhës”.

Ka buxhet agjencia që miratohet nga ministria juaj dhe vjen në parlament, ligji i buxhetit që është më i rëndësishëm nga çdo ligj tjetër, nuk mund të transferohen në vitin tjetër. Ju mund të merrni vitin tjetër lekë më shumë, malet më të larta… qeveria le t’i japë lekë më shumë. Ka ligj buxhetor nuk të lejon financa ta bësh. E ke institucion brenda ministrisë, jo me vetë-financim që s’merr kokërr leku nga buxheti që të mbash lekët e konfiskuara, dhe ata specialistët e tu duhet të ta thonë ty këtë gjë”, shprehet Fino.

Projektligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u miratua në tërësi pa asnjë votë kundër, dhe brenda këtij sesioni do t’i kalojë Kuvendit për votim.

Qeveria kërkon ndryshimin e ligjit anti-mafia me anë të akti normativ të datës 6 shkurt 2020
Ishte:
-Ligji në fuqi parashikon që ky fond nuk mund të përdoret për shpërblime të funksionarëve të institucioneve përfituese.
-Ligji në fuqi parashikon që 50 për qind e pasurive dhe parave që i konfiskohen krimit, përdoret për të luftuar kriminalitetin vetëm për vitet 2009-2010.
-Ligji në fuqi parashikon se Ministri i Financave përcakton financimin mënyrat e përdorimit të fondit të që krijohet nga pasuritë që i konfiskohen krimit.

Bëhet:
-Akti normativ parashikon që deri më 31.12.2020, fondi për policinë dhe SPAK, nuk mund të jetë më i vogël se 60% e të ardhurave të që do mblidhen nga konfiskimi i pasurive të krimit.
-Akti normativ parashikon që deri në 5% të fondit të parave të krijuar nga pasuritë që u konfiskohen krimit, përdoret për shpërblimin e punonjësve të policisë dhe SPAK.
Akti normativ parashikon që fondi i posaçëm nga pasuritë që i konfiskohen krimit është një zë më vete në buxhetin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Komento

Komente

  • Populli: 22/06/2020 22:41

    Po mjetet qe grabit policia ne c,drejtim do te shkojne z Minister se e keni kthyer policine rrugore si zhvatese e prones se qytetareve , te gjitha mjetet motorike qe sekuestroni policia rrugore ku shkojne Zoteri !

    Përgjigju
  • Ermal: 22/06/2020 19:17

    Merja Kriminelle jepja haduteve.domethe mxhirja lenkes futja prenkes

    Përgjigju
  • Loni: 22/06/2020 16:10

    Hahahaaha Po ju jeni te degraduar gjej nga rruga edhe bejne ligjet ...sdini ku jeni or te mbaruar qe drink ato we think nuk dini to zbatoni... O ju shtypte kina ropt e moter e ckeni perzemer. Pse more merrni shembuj Italian e Greek Beni dicka ne te mir te kombit vleresojeni edhe piken me te dobet bejeni te jete e vleshme edhe praktike cdo projektligj edhe ligj or te degjeneruar qe zdini ku jeni edhe Beni si femijet e kopshtit ai beri keshtu ai keshtu edhe show mediatik e asgje konkrete. Pty felliqesira...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?