Socialistët në pushtet, por dhe përfaqësitë kryesore të Perëndimit në Shqipëri, po marrin ngarkesë negative në opinionin publik, duke u identifikuar me vendosmërinë e Partisë Demokratike për të mos lejuar ndryshimet në sistemin zgjedhor për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës.
Presioni publik për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, është kthyer në kauzë të një pjese të madhe të shoqërisë, të cilat kanë filluar identifikojnë me këto probleme, çdo mangësi në zgjedhjet shqiptare.
Kjo nuk është aq e vërtetë, por fakti që tashmë është një opinion i konsoliduar, i identifikon si përgjegjëse, dy partitë kryesore dhe ambasadoren e SHBA dhe BE, që u gjunjëzuan para kërkesës së PD për të mos depolitizuar komisionet dhe për të mos hapur listat. Madje shkohet dhe më tej duke i quajtur faktorë që duan të ruajnë statukuonë e partive ekzistuese.
Të parët që e kanë kuptuar këtë rrezik janë vetë diplomatët amerikanë. Nga sondazhet e bëra rezulton se për shkak të kësaj marrëveshje, është rritur një frymë mos pëlqimi ndaj diplomatëve të SHBA e BE që diktuan marrëveshjen, dhe kjo natyrisht është një taksë që ata po e paguajnë për shkak të PD.
I pari që duket se ka reaguar ndaj kësaj situate, është Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engell, i cili është dhe një njohës shumë i mirë prej tre dekadash i Shqipërisë.
Në një deklaratë zyrtare Engell i ka kërkuar Parlamentit shqiptar të votojë Marrëveshjen mes partive për Reformën Zgjedhore si dhe kërkesat për depolitizim të administratës zgjedhore e hapjen e listave, si kërkesë që vjen nga opinioni publik.
Pra ai ka hedhur hapin e parë duke u distancuar nga mbyllja e këtij procesi me miratimin e Marrëveshjes. Praktikisht Engell po shkëput përgjegjësinë e SHBA ndaj gjymtimit që i bëri Reformës Zgjedhore PD dhe po kërkon të thellohet reforma.
Ndërkohë Partia Socialiste duhet të ruajë angazhimin e saj për marrëveshjen zgjedhore, por ajo nuk duhet të identfikohet me hallet e Lulzim Bashës.
Myslim Murrizi ka arritur të mbledhë rreth 30 nënshkrime për ndryshime kushtetuese në Kuvend, që lejojnë hapjen e listave, depolitizimin e komisioneve dhe heqjen e kolaicioneve paraprake. Me aq nënshkrime, miratimi i reformës është i kushtëzuar nga votat e tyre.
Ndaj në këto kushte socialistët duhet të respektojnë marrëveshjen me PD dhe LSI, por duhet t’i hapin rrugë dhe një marrëveshje me opozitën parlamentare për kërkesat e tyre. Ata nuk kanë pse idenetifikohen në opinionin publik si gardianë të pushtetit të Lulzim Bashës në PD. Lulzim Basha e mori atë që donte. Tani dhe shqiptarët duhet të marrin atë që duan. Dhe aman mos kërcënoni prap me bojkot se tani është e qartë si përfundon bojkoti.
Lulush- Bibilush
Përgjigju