Soçi-Rusi/ Lukashenko takohet me Putin, kërkon mbështetje nga Kremlini

14 Shtator 2020, 17:19| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 17:21

  • Share

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u takua sot në qytetit rus të Soçit, në brigjet e Detit të Zi, me homologun rus Vladimir Putin.

Sipas Kremlinit, Rusia ka rëndë dakord t’i jap Bjellorusisë një hua prej 1,5 miliard dollarësh

Në takimin e tyre të parë qëkurse Lukashenko u rizgjodh president përmes një procesi që sipas opozitës ishte i manipuluar, bjellorusi kërkoi mbështetje për të dhe qeverinë, teksa në vend prej më shumë se 1 muaji po zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e Lukashenkos dhe zgjedhje të reja

Ndërkohë në Gjenevë, shefja e Këshillit të OKB-së për të Drejtave të Njeriut sot se akuzat për torturë gjatë protestave kundër rizgjedhjes Lukashenko, duhet të hetohen.

Të paktën 100 mijë qytetarë dolën rrugëve të kryeqytetit Minsk të dielën, në njërën nga demonstratat më të mëdha që nga zgjedhjet e kontestuara të 9 gushtit. Policia njoftoi arrestimin e më shumë se 400 protestuesve në Minsk.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?