Lifestyle

Sodë bikarbonati në vend të pesticideve, ilaçi natyral për bimët dhe lulet e kopshtit tuaj

10 Maj 2021, 12:38| Përditesimi: 10 Maj 2021, 12:45

  • Share

TIRANË- Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Sabina Sherifi tregoi në rubrikën ‘Sipas Sabit’ se si mund ta përdorim sodën e bukës tek bimët dhe lulet si spray për spërkatjen e tyre kundër insekteve:

‘’Do të flasim për dobinë e sodës së bukës në bimësi e cila është më efikase sesa pesticidet. Soba e bukës me shekuj është përdorur për pastrim, për dezifektim, si ndihmë e parë, për bukuri dhe shëndet por ka dobi edhe në kopshtin tuaj.

Soda e bukës është më efikase sesa spray-t që ne mund të blejmë për të përdorur për të spërkatur bimët nga insektet. Pra mund të bëjmë vet një spray organik i cili do ta ndihmojë bimën për të vrarë insektet të cilat e ndihmojnë atë sic mund të jenë rrjetat e merimangës dhe ndërkaq do ta ndihmojë  bimën për të ruajtur insektet që bimës I duhen.Për këtë spray ne na duhen një lugë e vogël sobë buke, një e treta e filxhanit me vaj ulliri dhe nëj filxhan i vogël me ujë, pra pasi kemi hedhur një lugë sodë buke në vaj, kemi hedhur dhe këtu ujin, dhe pasi ta tresim mirë sodën e bukës, këtë mund ta nxjerrim dhe të spërkasim bimët, kjo do të bëjë që bima të vras insektet që e dëmtojnë, ato që janë të dëmshme dhe për të ruajtur insektet e dobishme të saj. Këtë mund ta nxjerrim më pas në një spërkatës dhe t’I spërkasim” tha ajo.

Ajo tregoi edhe një tjetër mënyrë se si mund ta përdorim sodën e bukës për rritjen e vrullshme të bimëve dhe luleve:

“Në një përzierje 5 litra ujë, një lugë gjelle sodë buke dhe një lugë gjelle kripë të përzierja të gjtiha sëbashku me këtë përzierje mund të ujisim të gjitha lulet, shkurret ose çdo bimësi që duam të rritet vrullshëm” përfundoi ajo.

Ndërsa theksoi se soda e bukës duhet të jetë tretur mirë më parë pasi mund të djegi rrënjët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?