Sofra Dardane në Kamëz

Kultura

Sofra dardane/ Në 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut, Festivali Folklorik i rrafshit të Dukagjinit mbahet në Kamëz

7 Maj, 15:57| Përditesimi: 7 Maj, 16:12

  • Share

Valle e muzikë nga trevat e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës janë përcjellë mbrëmjen e kësaj të marte në Festivalin Folklorik “Sofra Dardane 2025”.

Festivali është zgjedhur të organizohet në një ditë me rëndësi për shqiptarët: në 620-vjetorin e lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me në krye Azgan Haklajn, aktiviteti u mbajt në Pallatin e Kulturës në Kamëz.

Ky aktivitet ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave shqiptare, që gjeografikisht përbëjnë atë që njihet si Rrafshi u Dukagjinit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?