Sofra pukjane

Sofra pukjane bën bashkë të larguarit që nuk e harrojnë vendlindjen

6 Tetor, 12:52| Përditesimi: 6 Tetor, 16:02

  • Share

Puka e zhytur në pesimizmin që sjell braktisja masive, si pasoje e mungesës së infrastrukturës, mundësive për punësim, cilësisë në rënie të arsimimit e mungësës së plot shërbimeve jetike, serish nuk e humb vemendjen e bijve të saj. 

Intelektual dhe biznesmen të zonës të larguar ndër vite e që sot drejtonin kompanit e mëdha në vënd rikthehen ne vendlindje çdo vit teksa kanë krijuar “Sofren pukjane” e cila tashmë po shërben si një institucion I përbashkimit të pukjanve të larguar.

Ashtu si çdo fillimvjeshte edhe këtë vit kjo fundjavë shtatori I rikthej ato ne Pukë ashtu si dikur, duke I kthyer qytetit piktoresk gjallerin e munguar në përditshmerin e tij. 

 “Sofras pukjane” është konceptuar tamam si festë teksa fundjava është e mbushuar me një sërë aktivitetesh edhe këtë vit kur shënohet edicioni I 16-të i këtij eventi. 

Tonin Aliaj, president I “Sofres pukjane”  thotë se me lëvizjet dhe zhvillimet e pas viteve 1990 shumë nga vëllezërit dhe motrat e tij pukjanë u zhvendosen nga Puka kudo në Shqipëri dhe jashtë saj, anë e mbanë botës por, kurrë nuk e harruan Puken dhe vlerat, traditat, bujarin, fisnikerin, mikepritjen e saj,  të cilat, siç thot ai u promovuan, u ruajtjen, u ngriten në institucion përmes ‘’Sofrës Pukjane, duke pasur si moto dhe qellim: Forcimin e unitetit, harmonisë, ruajtjen,  promovimin e vlerave dhe virtyteve më të mira te Pukës.

Pukjanët që nuk e harrojnë nga erdhen. Duan që mozaiku i bukur i sofres edhe në të ardhmen të frymezoje brezat me krenari dhe ndjesi për vendlidjen, për ta zhvilluar me vizion të qartë europjan, dhe njerezit të ndjehen të lumtur në trojet e veta.

Aktiviteti i përbashkimit të bijve të Pukës që nuk jetojnë me në vendlindje është i vazhdueshëm. Përmes sofres ata mbështesin thuajse të gjithë aktivitetet kulturore, talentet e reja botimet dhe promovimet letrare. U vijnë në ndihmë të sëmurëve apo dhe raste fatkeqësie.

Presidenti Tonin Aliaj tregon se sofra tashmë duhet të zgjerojë aktivitetin më tej ndërsa vëmendja duhet të përqëndrohet tek turizmi malor:

“Shume nga anëtarët e Sofres pukjane kanë investuar në ngritjen e disa bujtinave, por ende nuk mjafton, ndaj na duhet punë në këtë drejtim, duke e parë atë në disa dimensione të zhvillimit” vijon z. Aliaj një ndër sipërmarrësit e suksesshëm të Shqipërisë. 


 Puka është cilesuar nga vendas dhe të huaj, si një parajse me freskinë, bukurinë, mikpritjen e mbarë banorëve të saj. Ajo, është e veshur me pyje pishe, ahu, bredhi e dushqe të ndryshem, me nje flor dhe faun te pasur mbi zona kodrinore, malore e fushore, dhe me rrugë që përshkojne çdo cep të rrethit. Bukurinë ja shtojnë sitemimet e qyteteve permes rilindjes urbane, liqenet për rreth, bujtinat e ngritura në të gjitha zonat, kulinaria dhe mikpritja si nje virtyt  i pukjanëve. Por perveç këtyre pasurive duhet vemendja e bijve të saj që siç duket kane vendosur mos ta harrojne duke u kujtuar se nga erdhen.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vitrina: 06/10/2024 15:19

    Pukjanët dolën më të zgjuarit, prenë pyjet dhe hapën biznese të parët në Tiranë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?