Sociale

‘Sofra Pukjane’, tradita që rikthen emigrantët në vendlindje! Kreu i Shoqatës: Promovojmë turizmin

5 Tetor, 15:54| Përditesimi: 5 Tetor, 16:12

  • Share

Mes shpopullimit që ndjehet gjithnjë, Puka tashmë ka kthyer në traditë rikthimin në vendlindje të bijve dhe bijave të saj të larguar ndër vite.

Qindra pukjanë u rikthyen dhe këtë fundjavë në “Sofrën Pukjane” festë e cila synon veç rikthimin dhe kontributin për Pukën dhe banorët që jetojnë ende në zonën malore.

Për Kreun e Shoqatës, Tonin Aliaj, organizimi që nisi shtatëmbëdhjetë vite më parë tashmë ka gjurmët e tij në vendlindje përmes një sërë organizimet.

“Sofra pukjane po bënë rreth dy dekada që organizohet. Janë rreth 30 biznesmen të cilët kontribuojnë në promovimin e zonës.

Kemi subvencionuar familje në vështirësi dhe ata që përballen me fatkeqësi, mbështesim aktivitetet kulturore, dhe promovojmë turizmin duke kontribuar sa mundemi që Puka të jetë një atraksion mbarëkombëtar”, Tonin Aliam, kryetar i “Sofra Pukjane”

Pukjanët e larguar ndër vite gjithnjë e përjetojnë mes emocionit dhe nostalgjisë ribashkimin në vendlindje.

Pjesë e këtij organizimi  janë një sërë aktivitetesh që i dhurojnë qytetit të Pukës një tjetër festë të përvitshme, që veç të tjerash përcjell dhe mesazhin e kujtesës dhe kontributit për vendlindjen.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?