Kronikë

 'Sofra shkodrane' zbret në Gjirokastër! Artistët e 'Migjenit' gjallërojnë qytetin e gurtë me këngë dhe poezi

19 Korrik 2021, 18:39| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 16:44

  • Share

GJIROKASTËR-Tingujt e muzikës së vjetër shkodrane, i kanë dhënë një tjetër atmosferë, Pazarit të Gjirokastrës gjatë fundjavës. Krahas muzikës, Artistë e Teatrit të Shkodrës interpretuan edhe poezi, të cilat tërhoqën vëmendjen e mjaft vizitorëve vendas dhe të huaj.

Sipas drejtoreshës së teatrit “Migjeni” në Shkodër Rita Gjeka, aktivitete kulturore si “Sofra Shkodrane” janë tepër të dobishme për zhvillimin e jetës artistike dhe turizmit, gjatë kësaj periudhe pandemie.

“Unë mendoj se aktivitetet të tilla të jashtëzakonshme. Ne duhet me e dash më shumë njëri tjetrin. Është e rëndësishme të shkëmbejnë eksperiencë. Një natë shkodrane që bëhet në Gjirokastër të përsëritet dhe të bëhet një natë Gjirokastrite në Shkodër”, tha Rita Gjeka, drejtoreshë e teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Aktivitetet kulturore kanë qëndruar të mbyllura prej më shumë se një viti për shkak të masave kufizuese, pavarësisht të vazhdueshme të artistëve.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?