Sokol Bardhi është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke zëvendësuar në këtë post drejtoreshën e komanduar, Elisabeta Furiku.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në Facebook.
Bardhi, i cili u prezantua në detyrën e re nga Blerta Rama, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka udhëhequr më parë zhvillimin e politikave për inovacionin dhe teknologjinë në këtë ministri.
Komento
Komente
