Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi përfundon në Iran

29 Korrik 2023, 13:14| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 13:15

  • Share

Sokol Cikalleshi pritet ta vijojë karrierën në Iran. Sulmuesi i Kombëtares ka interes nga Persepolis në elitën iraniane, me kavajasin që sezonin e fundit e mbylli në huazim te Al Khaleej në Arabinë Saudite. Rival me Ronaldon, 33-vjeçari shënoi 10 gola në 29 ndeshjet e luajtura, duke qenë lojtari që mbajti ekipin në elitën e futbollit arab.

Tanimë i rikthyer te Konyaspor pas huazimit një vjeçar, Cikalleshi duket se do largohet sërish nga Turqia për një aventurë të re. Me kontratën që skadon në verën e 2024, Cikalleshi duket se ka marrë një ofertë të majme dhe mund të largohet para kohe nga Konya.

Prej 2020 sulmuesi ka qenë pjesë e Konyaspor në Turqi, duke luajtur dy sezone shumë të mira dhe një në huazim. Tanimë në moshën 33-vjeçare, Cika është në kërkim të kontratave të reja të favorshme në prag të mbylljes së karrierës.

Sulmuesi që ka zhvilluar 53 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola me Kombëtaren, më herët ka luajtur me disa klube si: Besa, Skënderbeu, Tirana, Kukësi, RNK Split, Basaksehir, Osmanlispor, Goztepe apo edhe Akhisarspor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?