Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi sqaron situatën dhe rikthehet me supergol në Turqi! VAR-i i 'ngrin festën' (VIDEO)

14 Janar, 16:22| Përditesimi: 14 Janar, 16:25

  • Share

Sokol Cikalleshi është rikthyer me skuadrën e Konyaspor, një javë pasi klubi turk e përjashtoi pasi kavajasi u "rebelua" dhe kërkoi pagat e tre muajve të fundit që nuk i ishin dhënë.

Për këtë, 33-vjeçari dhe portieri i Konyaspor bënë një javë pushim, por duket se situata është sqaruar dhe Cikalleshi luajti titullar këtë të dielë. Në Stamboll, Istanbulspor dhe Konyaspor barazuan 0-0.

Në të 79 minutë, Cikalleshi lëshoi një "silurë" nga 20 metra që u ndal në rrjetë, por ishte VAR ai që u fut në lojë dhe 33-vjeçari ishte pozicion jashtë loje në momentin e kontrollit të topit, duke i "ngrirë festën" miqve.

Te Istanbulspor në fushë ishin Loshaj dhe Et'hemi, teksa Rroca vuan një dëmtim. Kështu, 'derbi i shqiptarëve' u mbyll në paqe 0-0.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?