Tre të dënuarit me burg përjetë janë përfshirë në konfliktin me armë të regjistruar sot në burgun e Peqinit janë Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.
Por kush janë ata
Sokol Mjacaj
Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj u largua nga vendngjarja dhe u ul në një kafene të fshatit për të porositur kafe. I tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur. Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit u largua në drejtim të paditur.
Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas m2 5 korrik 2015. Më 5 korrik 2022 Gjykata e Lartë laë në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn. Ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Shkodër në 2018
Indrit Shaqja
Indrit Shaqja, i dënuari i dytë i përfshirë në përplasje është gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 të moshuarave, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, kunata me njëra-tjetrën. Shaqja në bashkëpunim me Velson Elmazin nga Elbasani dhe Artur Kaçanollin nga shijaku në datën 2 shtator 2014 kanë hyrë në banesën e dy kunatave, të moshuarave Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe para, por kanë hasur kundërshtinë e të moshuarave dhe për këtë ata kanë nisur t'i torturojnë deri në vdekje viktimat, të cilat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014. Ato jetonin së bashku në banesën e vjetër dykatëshe në një nga lagjet kryesore të Durrësit.
Arben Lleshi
Arben Lleshi është I dënuari I tretë I përfshirë në përleshjen që ka ndodhur në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.
Lajmi kryesor:
Vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ekzekuton nga dritarja e qelisë Arben Lleshin, plagoset Indrit Shaqja
S.G//ReportTv.al