Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të gjyqtarëve të Shqipërisë, deklaroi se drejtësia duhet mbështetur me vepra dhe jo me fjalë.
Sipas tij, gjyqësori duhet të mbrohet, teksa theksoi se drejtësia nuk do të përkulet, por do të ecë përpara më e bashkuar.
“Kjo mbledhje është akt ndërgjegjie. Sot drejtësia ka ende forcën morale për t’u ngritur. Nuk jemi mbledhur për të ndarë dhimbjen por për ta kthyer atë në përgjegjësi. Sot pas shumë kohësh kemi folur bashkë si trupë, kjo është forca jonë. Deklarata që sapo miratuam është më shumë se një tekst solemn është një kontratë morale që i propozon shoqërisë dhe institucioneve të shtetit. Në të është shënuar qartë për të mbrojtur gjyqësorin. Drejtësia nuk mund të kërkohet me fjalë, duhet mbrojtur me vepra.
Astrit Kalaja ra në krye të detyrës, jeta e tij u ndërpre dhunshëm por shembulli i tij duhet të mbetet kujtesë e gjallë. Le ta nderojmë kujtimin e tij me nderim. Sot kemi thënë të vërtetën pa frikë. Nga nesër detyra jonë është që kjo mbledhje të mos mbetet kujtim solemn, por pikënisje për ndryshim real. Çdo vendimi i drejtë që do marrim, çdo fjalë e matur që do themi, do jetë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët. Në këtë sallë u dëgjua një mesazh i fortë se drejtësia nuk do përkulet, ajo do ecë përpara më e bashkuar dhe më ndershme”, tha Sokol Sadushi.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Kalasë/ 260 gjyqtarë mbledhje urgjente: Të vendoset një forcë e posaçme sigurie në gjykata! Drejtësia nuk do të përkulet, do të ringrihemi (VIDEO)
V.GJ /I.M/ReportTv.al
