Foto nga fëmijët

Kronikë

SOLIDARITET/ Ministrja Xhaçka dhe fëmijët e ushtarakëve sjellin buzëqeshje për fëmijët e prekur nga tërmeti (FOTO)

28 Dhjetor 2019, 13:46| Përditesimi: 28 Dhjetor 2019, 13:48

  • Share

Ministrja Olta Xhaçka bashkë me fëmijët e ushtarakëve, u kanë sjellë pak buzëqeshje fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.

Ata kanë sjellë dhurata dhe materiale shkollore për fëmijët që qenë pjesë e tragjedisë së tërmetit.

Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit u dhuruan topa fëmijëve.

Disa prej fëmijëve të ushtarakëve qw performuan,  ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja ka falenderuar edhe nxënësit e shkollës “Edith Durham”, të cilët u bashkuan sërish për të shpërndarë pako me dhurata dhe materiale shkollore.

Sipas Xhaçkës, procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së shprejti fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.

Ora 18:15
Futbollisti shqiptar ndihmon familjet në Bubq të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit

1577553379_sol.png

Futbollisti shqiptar i “Johor Darul Ta’zim” në Malajzinë e largët, Liridon Krasniqi, ka ndihmuar familje të prekura nga tërmeti.

27- vjeçari është larguar nga Azia dhe ka mbërritur në Shqipëri, aty ku ka marrë përsipër të ndihmojë plot 30 familje të cilat janë prekur nga tërmeti.

Krasniqi, nën shoqërinë e aktorit të njohur shqiptar, Besart Kallaku, kanë vizituar familjet në Bubq të Durrësit dhe futbollisti nga Kosova, ka dhënë ndihma financiare për të gjithë.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe 900 të dëmtuar e shumë të tjerë kanë ngelur pa banesat e tyre.

Ora 12:56
Ministria e Arsimit feston ndryshe, dhurata për 130 fëmijë të prekur nga tërmeti

TIRANE- Festat e fundvitit për sfafin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është festuar ndryshe mbrëmjen e djeshme.

Ata kanë zgjedhur të mobilizohen vullnetarisht në organizimin e festës së fundvitit për t'u kthyer buzëqeshjen fëmijëve të prekur nga tërmeti të akomoduar në hotel "Kolaveri"

Mbrëmjen e djeshme, të gjithë punonjësit e ministrisë kanë përgatitur dhurata të veçanta për 130 fëmijë të prekur nga tërmeti dhe të akomoduar pranë këtij hoteli.

Nga ana tjetër edhe buxheti i MASRE për festat ka shkuar për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?