Bebe në Bubq

Kronikë

SOLIDARIZIM/ Bebe Rexha drejt realizimit të premtimit...mbledh 99 mijë dollarë për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti

13 Dhjetor 2019, 20:46| Përditesimi: 13 Dhjetor 2019, 20:54

  • Share

Këngëtarja Bebe Rexha vazhdon të bëjë apel për mbledhjen e donacioneve për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Deri tani ajo ka grumbulluar së bashku e fansat e saj 99.187 dollarë.

Ndërsa tha se kanë mbetur edhe pak për të arritur shumën prej 100.000 dollarësh, që ajo pati premtuar.

Këngëtarja e bëri publike me anë të një statusi në “Instagram” dhe kërkoi nga fansat që të vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar familjet shqiptare.

Bebe Rexha që në fillim të tragjedisë doli përkrah bashkëkombasve të saj dhe nuk ngurroi të udhëtonte drejt Shqipërisë nga SHBA duke anuluar edhe koncertin.

Ajo vizitoi dy familje të prekura nga tërmeti dhe u premtoi se do u ndërtonte shtëpitë.

Ndërkohë edhe Rita Ora po punon për ndërtimin e një banese në fshatin Pinar të kryeqytetit.

Postimi i Bebes

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?