Spitali i Korçës

Kronikë

Çuan 1 të dehur në spital e më pas dhunuan 2  infermierë, prangosen 4 persona në Korçë

1 Maj 2021, 20:22| Përditesimi: 1 Maj 2021, 20:28

  • Share

Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës pasi kanë dhunuar 2 infermierë në spitalin e qytetit.  4 personat kanë shkuar në spital për të kërkuar ndihmë për njërin prej tyre sepse ishte i dehur dhe më pas kanë goditur dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë.

Policia thotë se dhunimi ka ndodhur për shkak të detyrës. Mësohet se 4 personat e arrestuar i përkasin komunitetit rom. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës" kryer në bashkëpunim", thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Korçës.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlashi: 01/05/2021 20:59

    Kur behen trima dhe ketu mut jevgjish rrac e poshter...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?