Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, mes tyre edhe pronarin e një dyqani, të cilët u kapën duke transportuar veshje dhe aksesorë të kontrabanduar me vlerë rreth 50,000 euro.
Operacioni policor i koduar “Furnizimi”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Të arrestuarit janë Adriatik Koleci, 33 vjeç Kastriot Koçi, 66 vjeç dhe Sandri Kalemi, 34 vjeç të tre banues në Tiranë. Ata u kapën në rrugën “Teodor Keko” duke transportuar me dy automjete 16 çanta dhe valixhe të mbushura me veshje dhe aksesorë pa fatura blerjeje.
Nga hetimet rezulton se këto mallra të kontrabanduara do të shiteshin në dyqanin e 33-vjeçarit.
Në kuadër të operacionit, u sekuestruan mallrat, dy automjetet dhe dy celularë.
Komente
