Përmbytjet e mëdha në Somali kanë shkaktuar 50 viktima dhe kanë detyruar afro 700,000 të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre, tha një zyrtar qeveritar, pasi shirat që priten në ditët në vijim mund të përkeqësojnë më tej situatën.
Briri i Afrikës është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje për shkak të fenomenit El Niño, të cilat kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë shkaktuar shpërngulje masive të banorëve.
Situata është veçanërisht e rëndë në Somali, ku urat janë shkatërruar dhe zonat e banuara janë përmbytur.
Të shtunën e kaluar, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Ocha) njoftoi se numri i njerëzve të zhvendosur nga shirat e dendur dhe përmbytjet në Somali “pothuajse është dyfishuar brenda një jave”, ndërsa gjithsej 1.7 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet.
Briri i Afrikës është një nga rajonet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe ngjarjeve ekstreme të motit, të cilat janë gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive.
Rajoni ka përjetuar thatësirën më të keqe me të cilën është përballur në katër dekada, e cila shkaktoi dëme të rënda në të mbjellat dhe bagëtinë, duke çuar miliona njerëz në prag të urisë.
Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se situata mund vetëm të përkeqësohet dhe kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme globale, pasi fenomeni El Niño pritet të zgjasë të paktën deri në prill 2024.
Widespread flooding across #Somalia has made movement of people and goods increasingly difficult. Access roads, walking paths have turned into rivers. The #floods have damaged bridges and worsened road conditions. Our staff @LucyMurunga reports on this from the Gedo region. pic.twitter.com/vd4muGzfsG
— WV Somali (@WVSomalia) November 21, 2023