Heung Min Son

Son i kritikoi një natë para eliminimit, lojtarët e Koresë së Jugut u përleshën për ping pongun! Ylli i Tottenham u dëmtua

14 Shkurt, 21:35
  • Share

Korea e Jugut u eliminua pas humbjes 2-0 me Jordaninë në Kupën e Azisë. Tanimë është mësuar edhe arsyeja përse klima në ekipin e Heung Min Son, yllit të Tottenham, ishte e tensionuar.

Siç raportuan mediat nga Anglia, Son mbërriti në ekipin e Tottenham me një gisht të mjekuar në dorën e djathtë dhe mënyra se si e mori dëmtimin është bërë e ditur.

Son u lëndua pas darkës para ndeshjes së fundit të Koresë së Jugut në kampionatin aziatik. Shokët e tij më të rinj kanë shkuar për të luajtur ping pong në hotel dhe kjo nuk i ka pëlqyer yllit të Tottenham, i cili i ka kundërshtuar, situatë pas së cilës ka pasur një konflikt.

Lojtari i PSG-së Lee Kang In u përplas me Son dhe shpërtheu një sherr ku Lee tentoi të godiste Sonin, e ku lojtari i Tottenhamit dëmtoi gishtin.

Lee Kang In i kërkoi falje Sonit, i cili ndeshjen e fundit të Koresë së Jugut në Kupën e Azisë e luajti me fashë, kështu që supozohet se nuk do të ketë asnjë problem që ai të vazhdojë menjëherë të luajë për Tottenham në Premier League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?