Sonda e NASA-s bën ulje historike në Mars, objekti në gjendje të shkëlqyeshme

19 Shkurt 2021, 09:34| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 13:28

  • Share

Mbrëmja e djeshme ka shënuar një moment historik, sonda e fundit e NASA-s zbriti në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar. Sonda "Perseverance" hyri në në atmosferën marsiane në 04:02 pasdite. 'Perseverance' zbriti në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni, ku edhe do të kërkohen shenja të jetës.  Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se sonda është e përgatitur për këtë sfidë. Sonda do të qëndrojë në planetin e Kuq, për dy vitet e ardhshme.

Menjëherë pas uljes së sondës në Mars ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka uruar të gjithë shkencëtarët për arritjen.

“Urime NASA-s dhe të gjithë puna e të cilëve bëri të mundur uljen historike të Perseverance. Sot më shumë se kurrë u provua fuqia e shkencës dhe zgjuarsia amerikane dhe tregoi edhe njëherë se asgjë nuk është përtej mundësive,” tha Biden.

Njerëzimi ka dërguar në planetin Mars anije hapësinore që nga vitet 1960-të, por vetëm tetë mjete hapësinore janë ulur në Mars, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të vitit 2004, dy mjete robotike të vogla të quajtura Rovers zbarkuan në anët e kundërta të planetit të kuq, në një mision që do të zgjaste 90 sol, ditë marsiane.  Një nga arritjet më të mëdha të  tyre ishte gjetja e provave se planeti Marsi në të kaluarën kishte ujë të rrjedhshëm në sipërfaqen e tij. Në korrik të vitit 2008 roboti Phoenix i NASA-s testoi ujin marsian për herë të parë.  NASA uli me sukses në planetin e kuq mjetin robotik Curiosity në gusht të vitit 2012, i cili synonte të studionte nëse dikur në Mars ka patur mikrobe ose nëse ende ai është i favorshëm për jetën.

Mjeti robotik InSight, i lëshuar nga NASA në prill të vitit 2019 dhe i ulur në planetin e kuq nëntorin e kaluar, zbuloi një gjëmim të butë në Mars, që besohet të jetë tërmeti i parë i dokumentuar në këtë planet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?