Popullariteti i Princit Harry dhe Meghan Markle ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA dhe ata janë edhe më pak të njohur se Princi Andrew. Popullariteti i çiftit me bazë në Kaliforni ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA, ku ata tani janë më pak të popullarizuar se princi Andrew.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Harry ka zhytur 48 pikë dhe Meghan 40, duke u dhënë atyre vlerësime neto të miratimit prej -10 dhe -17 respektivisht, sipas një sondazhi nga Redfield & Wilton për Newsweek, të kryer më 19 shkurt. Rënia e popullaritetit të Sussexes vjen vetëm disa ditë pasi çifti u ‘satirizua’ nga seriali i animuar i njohur, ‘South Park’.
Në veçanti, seriali “tallte” kërkesat e çiftit në lidhje me privatësinë e tyre, pasi pas “daljes së madhe” nga Pallati, Harry dhe Meghan kujdesen që në çdo lëvizje të tyre të jetë në qendër të vëmendjes. Episodi që u transmetua më 15 shkurt paraqet “Princin dhe Princeshën”, një çift i ri mbretëror që i lutet publikut të qëndrojë jashtë jetës së tyre private, duke tërhequr vëmendjen te vetja.
Megjithatë, Sussexes besojnë se nuk është kështu dhe po përgatiten të ndërmarrin veprime ligjore kundër krijuesve të serialit. Siç raporton eksperti mbretëror Neil Sheen në Fox News, përfaqësuesit e çiftit po shikojnë çdo episod të serialit, duke pritur për çdo “sulm” tjetër.