Bota

Sondazh: Shumica e gjermanëve mendojnë se demokracia e tyre është në rrezik

14 Shtator 2019, 11:40| Përditesimi: 14 Shtator 2019, 11:58

  • Share

Sipas sondazhit të kompanisë “YouGov”, 53% e gjermanëve besojnë se demokracia në vendin e tyre është në rrezik, kryesisht për shkak të kërcënimit të paraqitur nga simpatizantët e ekstremit të djathtë dhe populistët e krahut të djathtë.

Ndërkohë që 47% e të anketuarve thanë se e shikojnë ngritjen e ekstremit të djathtë si kërcënimin kryesor për demokracinë, 27% u shprehën të shqetësuar për mbështetjen në rritje për partinë populiste të krahut të djathtë.

Alternativa për Gjermaninë (AfD), parti populiste e djathtë, dyfishoi votat e saj në zgjedhjet rajonale në fillim të këtij muaji dhe u bë forca politike e dytë më e madhe në landet e Brandenburgut dhe Saksonisë.

Në mesin e mbështetësve të AfD-së, 54% e të anketuarve thanë se shqetësoheshin për të ardhmen e demokracisë për shkak të emigrantëve, ndërsa 33% argumentuan se e majta ishte kërcënimi më i madh për demokracinë.

Kurse 66% e përkrahësve të Partisë së Gjelbër gjermane vlerësojnë ekstremistët e djathtë si kërcënimin më të madh për demokracinë e vendit të tyre.

Nga ana tjetër, 54% e të anketuarve u prononcuan të kënaqur me funksionimin aktual të demokracisë gjermane. Më të kënaqurit me gjendjen e tanishme të demokracisë në Gjermani ishin simpatizantët e Partisë së Gjelbër: 79%.

Të Gjelbrit pasohen nga mbështetësit e Unionit Demokristian (CDU) me 72%, atë të Partisë Socialdemokrate (SPD) me 64% dhe të AfD-së me 19%.

Sondazhi u realizua me 2.020 të rritur gjermanë, të cilët u intervistuan në internet nga data 22 gusht deri më 1 shtator.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?