Krerët e 3 partive kryesore

Bota

Sondazhet në Gjermani surprizojnë, partia e Merkel forcë e dytë! Nëse votohej sot fitonin ‘Të Gjelbrit’

8 Maj 2021, 16:50| Përditesimi: 8 Maj 2021, 16:54

  • Share

Në Gjermani ka një ‘revolucion’ te votuesit. Nga sondazhet e fundit ka rezultuar se gjermanët kanë ‘rrëzuar’ 2 forcat kryesore politike duke nxjerrë të parën ‘të Gjelbrit’

"Koalicioni i Madh" qeverisës i Gjermanisë midis Bashkimit Kristjandemokrat (CDU), Bashkimit Kristjansocial (CSU) dhe Socialdemokratëve (SPD) aktualisht nuk ka mbështetjen e shumicës së votuesve sipas sondazhit të fundit të Deutschlandtrend.

Ashtu si sondazhet e tjera gjatë dy javëve të fundit, Deutschlandtrend tani e sheh partinë Të Gjelbrit në vend të parë me 26%, pasi CDU/CSU vazhdon të humbasë mbështetje dhe ka rënë në vetëm 23%, kurse SPD arrin në vetëm 14% .

Sipas asaj që shkruan Deutsche Ëelle bga tre kandidatët për kancelar, Baerbock shihet si më e pëlqyera dhe më e besueshmja. Megjithatë, Scholz i socialdemokratëve konsiderohet lider më i aftë midis të treve.

Sondazhi i fundit i Deutschlandtrend tregon se gjashtë ndër dhjetë të anketuar janë të pakënaqur, ndërsa vetëm rreth një e treta thonë se janë të kënaqur me përgjigjen e qeverisë. Kritikët më të mëdhenj janë mbështetësit e Demokratëve të Lirë, të afërt me biznesin (74%) dhe të partisë ultra të djathtë Alternativa për Gjermaninë (91%).

Të dhënat e sondazhit

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?