Donald Trump, Presidenti i SHBA

Bota

Sondazhet tregojnë rënien e popullaritetit të Donald Trump

17 Prill, 21:56| Përditesimi: 17 Prill, 21:58

  • Share

Edhe kur Donald Trump bën diçka mirë, ai e tepron.

E përjavshmja shkruan se ai e fitoi votën popullore nëntorin e kaluar për herë të parë pas tre përpjekjesh, me një diferencë prej 1.5 pikësh.

Megjithatë, tre muaj pas mandatit të tij, ka shenja se pozita e tij popullore po zbehet.

Vlerësimi i tij i miratimit ka rënë me 14 pikë qëkurse ai mori detyrën, më shumë se rënia prej pesë pikësh që kishte regjistruar deri në këtë kohë gjatë mandatit të tij të parë.

Në sondazhin nga YouGov/The Economist, amerikanët i japin Trump-it një vlerësim neto prej minus 7 pikë përqindjeje për trajtimin e tij ndaj ekonomisë, krahasuar me vlerësimet pozitive në këtë pikë në mandatin e tij të parë.

Gati një në pesë votues të Trump-it në vitin 2024 thonë se nuk e miratojnë trajtimin e tij të inflacionit dhe çmimeve, ndërsa 12 për qind nuk ​​e miratojnë trajtimin e tij të vendeve të punës dhe ekonomisë.

Po kështu, në fillim të prillit, të dhënat nga anketa e konsumatorëve të Universitetit të Michigan-it treguan se republikanët ishin më pak optimistë për ekonominë se në çdo moment gjatë mandatit të parë të Trump, përveç dhjetorit 2020, pasi ai kishte humbur rizgjedhjen.

Sipas The Economist, vlerësimet në rënie të Donald Trump nuk janë mister.

Ai u zgjodh kryesisht për çështjet e përditshmërisë (si rritja e çmimeve të gazit dhe ushqimeve – ed.) dhe trashëgoi një ekonomi të fortë të ndjekur nga shqetësimet e inflacionit.

Presidentët kanë pak leva për të përmirësuar ekonominë në një afat të shkurtër.

Megjithatë, që nga inaugurimi i tij, Trump ka shfaqur synimin që t’i gjejë levat që mund të krijojnë më shumë përçarje sa më shpejt të jetë e mundur, vijon gazeta.

Shkarkimi fillestar i fuqisë punëtore federale nga administrata dhe shkurtimet e programeve të ndihmës që përfitojnë fermerët, ndikuan drejtpërdrejt te disa nga votuesit e tij.

Më pas erdhi slita tarifore.

Në harkun kohor prej dy javësh, Trump zbuloi një rrëmujë marramendëse tarifash për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të Amerikës; u tërhoqën nga taksat mbi 10 për qind (përveç Kinës); ka krijuar një përjashtim për elektronikën e prodhuar në Kinë dhe duket i kënaqur për të negociuar dhe improvizuar dita-ditës, sipas The Economist.

Më 8 prill, S&P 500 u mbyll 19 për qind më pak se kulmi i tij në shkurt, përpara se të rikuperohej.

E përjavshmja angleze shkruan drejt mbylljes se “nuk është për t’u habitur që disa nga mbështetësit e Trump kanë humbur besimin”./The Economist

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?