53.9% e të anketuarve që e kanë cilësuar si të drejtë shtyrjen e zgjedhjeve nga Meta, mendojnë se ky vendim do t'i shërbejë stabilitetit dhe sigurisë së vendit. Në sondazhin e GPF INSPIRING RESEARCH për Report Tv 18.9% e tyre mendojnë se kauza e opozitës është e drejtë, prandaj zgjedhjet nuk duhet të mbahen në 30 qershor. Ndërkohë 27.2% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet duhet të shtyhen sepse i konsiderojnë zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës, si jo pluraliste.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i GPF në Report Tv/ 58.9% e shqiptarëve kundër dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve
B.K./ReportTv.al