Edi Rama, Donald trump dhe Sali Berisha

Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

10 Nëntor, 12:00| Përditesimi: 10 Nëntor, 12:22

  • Share

Në debatet e shumta në mediat shqiptare, janë dhënë opinione të ndryshme rreth pyetjes se cili prej dy politikanëve kryesorë këtu do të përfitojë më shumë politikisht nga fitorja e Trumpit në Amerikë. Por ç’mendojnë zgjedhësit e thjeshtë në Shqipëri rreth kësaj pyetje?

Për t’ju përgjigjur pyetjes së mësipërme, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh të veçantë vetëm me banorë të rritur të Shqipërisë.

Sondazhin e realizova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e vendit. Si përfundim, u krijua një kampion me 1117 të anketuar, të cilin e ripeshova statistikisht, për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të vendit, demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.

Pas ripeshimit statistikor të kampionit, rezultoi se 41.5% mendojnë që Rama do të përfitojë më shumë politikisht nga fitorja e Trumpit. Nga ana tjetër, 29.2% mendojnë se Berisha do të përfitojë më shumë politikisht nga fitorja e Trumpit. Kurse 29.3% mendojnë se asnjëri prej të dyve nuk do të ketë ndonjë përfitim.

(Shënim: Nqs nuk do ta kisha ripeshuar kampionin statistikor, rezultatet do të anonin edhe më fort nga Rama)

Po si krahasohen shifrat e mësipërme të sondazhit me votimin në zgjedhjet e vjetshme?

Në zgjedhjet e vjetshme për kryebashkiakë, rreth 800 mijë votuan për kandidatë të Ramës, rreth 500 mijë votuan për kandidatë të Berishës, rreth 100 mijë për kandidatë të tjerë, dhe rreth 550 mijë nuk votuan fare. Këto shifra përkthehen në përqindje si më poshtë:

Java News

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?