Sondazhi i BBC: Biden kryeson me 9% diferencë ndaj presidentit Trump

21 Tetor 2020, 13:54| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 15:25

  • Share

Kur na ndajnë pak orë nga debati i fundit presidencial mes presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden, në zgjedhjet e 3 Nëntorit. Në një sondazh të publikuar nga BBC, kandidati demokrat udhëheq bindshëm para Donald Trump.  

Biden kryeson me 9% diferencë ndaj presidentit aktual, ku deri tani ka siguruar 51 % të votave dhe Donald Trump 42 %. Vota popullore nuk zgjedh drejtpërdrejt presidentin por 538 anëtarët e kolegjit me sistem proporcional në çdo shtet federal. Një kandidat për president duhet të sigurojë 270 anëtarë në kolegj mes 538 që ka në total ky institucion për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Siç duket edhe në këtë hartë, 14 shtete federale të cilët kanë numrin më të lartë të anëtarëve në dispozicion janë vendimtare për të përcaktuar fituesin. Për momentin, sondazhet duken mirë për Joe Biden, por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, veçanërisht kur kemi të bëjmë me Donald Trump.

Sondazhet sugjerojnë se Biden ka epërsi të mëdha në Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin - tre shtete industriale  ku rivali i tij republikan fitoi me marzhe më pak se 1% për të arritur fitoren në 2016.

Në këto zgjedhje, Joe Biden kryeson në shumicën e këtyre shteteve federale dhe pritet të fitojë në pjesën më të madhe të vendeve, në zonat në të cilat Trump mundi rivalen Hillary Clinton në 2016-n.

Debati i fundit do të mbahet mbrëmjen e 22 shtatorit në SHBA dhe në orën 03:00 mëngjesit në orën europiane.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?