Sondazhi i Ipsos: Biden fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Trump mund të kishte shmangur infektimin

4 Tetor 2020, 14:41| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 14:50

  • Share

Në një sondazh të publikuar të dielën nga Agjensia e Lajmeve Reuters kandidati demokrat Joe Biden  rezulton si fitues i zgjedhjeve të 3 Nëntorit. Sipas sondazhit 51% e amerikanëve mbështesin kandfidatin demokrat Joe Biden, ndërsa 41%  mbështesin Trump.

4% e tyre shprehen se do të donin të kishin mundësinë për të 1votuar një kandidat tjetër dhe 4% të tjerë thanë se ishin të pavendosur.

Kur ka ngelur vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, Biden ka ruajtur një avantazh të vazhdueshëm në sondazhet e zhvilluara por i fundit ishte edhe më i thelli. Sondazhi tregoi se 65% e amerikanëve vazhdojnë të jenë të shqetësuar për virusin dhe sondazhi  tregoi po ashtu se 9 në 10 Demokratë dhe 5 në 10 Republikanë, ranë dakord se "nëse Presidenti do ta kishte marrë korona virusin më seriozisht, ai ndoshta nuk do të ishte infektuar." Nga të anketuarit, 57%  thanë se nuk e miratonin përgjigjen e Trump ndaj pandemisë.

I.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?