Ministrja Besa Shahini

Sociale

Sondazhi i 'Pakti për Universitetin', Shahini: 52% e studentëve thonë se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre

1 Tetor 2019, 11:49| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 11:56

  • Share

Sondazhi i zhvilluar  në kuadër të “Paktit për Universitetin”, tregon se 52% e studentëve janë shprehur se institucionet ku ata studiojnë nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e tyre”, 45% e studentëve kanë deklaruar se nuk janë zhvilluar rregullisht pyetësorë për cilësinë e mësimdhënies.

Në profilin e saj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar disa prej gjetjeve nga Sondazhi Kombëtar i Studentëve (SKS) të zhvilluar në periudhën Prill – Maj, 2019.

Sondazhi kishte për qëllim kryesor mbledhjen e opinionit të studentëve mbi 6 çështje kryesore si: organizimi i institucionit; burimet e institucionit; kurrikulat dhe përmbajtja; mësimdhënia dhe mësimnxënia; aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.

Sipas njoftimit nga Ministrja Shahini, janë mbi 89 mijë pyetësorë të dërguar ndaj studentëve, ku vërehet se niveli i plotësimit të tyre në nivel kombëtar është 31.2%.

Këto janë disa prej gjetjeve dhe ministrja Shahini shprehet në postimin e saj se nesër do të publikohen të dhëna të tjera më të detajuara nga Sondazhi Kombëtar i Studentëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?