Sondazhi i Piepolit

Sondazhi i Piepoli në Report Tv, 51% e qytetarëve të Tiranës: Kryeqyteti më i pastër! 52% të pakënaqur me transportin publik

19 Prill 2023, 14:42| Përditesimi: 19 Prill 2023, 15:37

  • Share

TIRANË –Sonte rikthehet me sondazhin e tretë Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Dy nga pyetjet e sondazhit u publikua mesditën e sotme në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv që kishin në fokus pastërtinë e kryeqytetit dhe transportin publik. Kryeqyteti është më i pastër se 4 vite më parë, por transporti publik nuk është në nivelin e mjaftueshëm për qytetarët e Tiranës.

Këto janë gjetjet e sondazhit të Piepolit në bashkëpunim më Report Tv që tregon se 51% e qytetarëve të Tiranës thonë se situata e pastërtisë dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në kryeqytet është përmirësuar në krahasim me 4 vite më parë. Për 33% të të pyeturve, situata është përkeqësuar ndërsa 16% thonë se nuk ka patur asnjë ndryshim.

Sa i përket transportit publik, 52% rezultojnë të pakënaqur. Për 32% të të pyeturve nga instituti Piepoli, niveli i transportit publik në Tiranë është i keq dhe për 20% është i pamjaftueshëm. Ndërsa 35% tonë se është normal dhe 11% e cilësojnë shumë eficent.

Analisti Lorenc Vangjeli tha se instituti Piepoli dha përgjigje që përkon me realitetin pasi transporti publik lidhet edhe me trafikun që është gangrenë për kryeqytetin.

“Ka dhënë përgjigje që përkon me realitetin dhe kjo ka të bëjë me pohimin që mund të pranohet nga të gjithë që shërbimi është më cilësor dhe problematikë mbetet trafiku. Edhe sikur të kishe Ferrari në dispozicion, shpejtësia e lëvizjes nuk shkon më shumë se 10 km/h. Kjo duhet të lidhet dhe me trafikun që është gangrenë për një qytet të zhvilluar si Tirana. Zgjidhjet vijnë duke u parë të dyja së bashku”, tha Vangjeli.

Ndërsa Monika Kryemadhi thotë se pastërtia e Tiranës ka kushtuar shumë.

“Tirana është më e pastër por ka kushtuar 10 herë më shtrenjtë. Ti ke vetëm qendrën e pastër. Por dil në këto zonat e tjera. Shiko si janë rrugët atje, si janë koshat e plehrave”, tha Kryemadhi.

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1 

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZH 2

Ora 14:48
Sondazhi i Piepolit/ Situata e pastërtisë dhe menaxhimi i mbetjeve urbane është përmirësuar më shumë se 51%

1681908296_sondazh1.jpg

Sondazhi i Piepolit jep rezultat optimist për situatën e pastërtisë dhe menaxhimin e mbetjeve urbane në kryeqytet. 51% e të pyeturve thonë se është përmirësuar situate në kryeqytet krahasuar me 4 vite më parë.

Në sondazhin e bërë nga instituti Piepoli në bashkëpunim me Report TV, 33% e cilësojnë të përkeqësuar situatën në Tiranë ndërsa 16% të të pyeturve i duket sikur nuk ka asnjë ndryshim.

Ora 14:45
Sondazhi i Piepolit/ 52% e qytetarëve të Tiranës të pakënaqur me transportin publik, 35% thonë se është normal

1681908373_sondazh2.jpg

52% e qytetarëve të Tiranës janë të pakënaqur me transportin publik në vend.  Në sondazhin e bërë nga instituti Piepoli në bashkëpunim me Report TV, 32% e pyeturve thonë se niveli i transportit publik nuk është i mirë, 20% thonë se është i pamjaftueshëm.

Ndërsa 35% e të pyeturve thonë se transporti publik në vend është normal dhe vetëm 11% e cilësojnë si shumë eficent. 2% e të pyeturve nuk kanë një mendim për situatën e transportit publik në kryeqytet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?