Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.
Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 47-51% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandate të tretë. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021, PS ka një rritje të lehtë më 2%.
I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 34-38% e qytetarëve të anketuar në Tiranë. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021 shihet një rritje e ndjeshme e LSI, kjo për faktin se është në koalicion me Berishën. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, do të votonin 8-12% e qytetarëve të anketuar. PD ka një rënie drastike krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Lajmi kryesor:
Sondazhi në Report Tv/ PS forcë e parë në 14 maj! PD e Alibeajt pikiatë! Berisha-Meta të dytët! Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, Këlliçi s’i kalon 38%
B.K./ReportTv.al