Dy javë nga fushata elektorale e 11 majit, Instituti Piepoli në bashkëpunim me Report Tv solli mbrëmjen e djeshme 'projeksionet' e para se si ndahen 37 mandatet për qarkun e Tiranës, por edhe qarkun e Shkodrës, bastionin e së djathtës.
Për të komentuar rezultatet e këtij sondazhi, ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv analisti Ben Andoni. Ai tha se rezultatet e sondazhit janë shumë afër realitetit.
Sipas tij, PD ka problem me përplasjen e kandidatëve në listat e hapura, ndërsa PS është trend në qarkun e Shkodrës për investimet që ka bërë.
‘Duket se është një trend normal, sepse edhe tek PD dhe tek PS ka një problem sa i përket përplasjes së individëve që janë në lista të hapura. Në rastin e PD më të mirët e PD janë në listat e hapura dhe njerëzit janë të dyzuar nëse vota e tyre do shkojnë në kahun e duhur ose jo. Ndërkohë, Partia Socialiste është bërë në një lloj trendi në qarkun e Shkodrës për investimet që po bënë atje. PS po e bënë Shkodrën qendrën reale të veriut dhe këto qytetarët i shohin dhe s’mund ti besojnë një ideologjie që si jep asgjë. Rezultatet e sondazhit janë afër realitetit dhe me ca shikoj Berisha duhet që të jetë më racional, ndërsa Rama do alternojë punët që janë bërë dhe kanë shumë mundësi që të bëhen sepse që tani ai do të fillojë të punojë për zgjedhjet gjë që partitë e tjera se kuptojnë’, tha ai.
Ai tha se elektorati i PD është i lëkundur për faktin se PD ka kaluar nga humbja në humbje kur drejtohej nga Lulzim Basha.
‘Elektorati i PD është i lëkundur për shkak se para dy vitesh ka qenë me Bashën dhe mënyrën se si PD e suportojë një njeri që i çojë nga humbja në humbje edhe pse e dimë se ka qenë edhe dora e Berishës nga pas, dhe ata kanë dashur që të kërkojnë një lloj identiteti’, tha ai.
Teksa u ndal tek premtimet e partive politike gjatë fushatës, ai tha se janë të paqarta.
‘Premtimet që bëjnë janë të paqarta duke qenë të paqartë për identiktin e Shqipërisë si mund të jenë të qartë për njerëzit që rezultatet i duan shumë shpejtë dhe të prekshme, të dyja palët thonë për rritjen e pensioneve, kur po ikën vazhdimisht pjesa kontributore, për të mos thënë për mënyrën si flasin për GDP dhe ne e dimë se si po rritet. Ka një element që duhet të ketë bërë përshtypje, Rama di të luaj me telat e publikut, sepse i drejtohet popullit me gjuhën që ai kupton dhe Berisha duhet të ishte më racional dhe më i kujdeshjëm në strategjinë e tij’, tha ai.
Komente
