Politikë

Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ 46% e shqiptarëve njohin më mirë programin e PS, ndiqet nga koalicioni i Berishës, Lapaj dhe Shehaj! Vetëm nga 1% për Doshin, Qorin, Bashën e Shehin

10 Prill, 21:58| Përditesimi: 10 Prill, 22:03

  • Share

1744307258_sondazhii4.png

Në sondazhin e zhvilluar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin italian Piepoli, qytetarët shqiptarë janë pyetur: “Premtimet elektorale të cilës forcë njihni më mirë?”. Rezultatet tregojnë një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste, me 46% të të anketuarve që deklarojnë se njohin më mirë premtimet e kësaj force politike.

Në vend të dytë renditet Koalicioni PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha, me 34% të qytetarëve që thonë se njohin programin e tyre. Më pas vjen koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt me 7% të qytetarëve që i njohin programin dhe partia “Mundësia” e Agron Shehajt me 6%, PSD e Tom Doshit me 2%.

Forcat e tjera politike, përfshirë, Lëvizjen Bashkë (Arlind Qori), Koalicionin Euroatlantik (Lulzim Basha) dhe Koalicionin “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi) kanë vetëm 1% të qytetarëve që shprehen se njohin programin e këtyre forcave politike. 


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama kandidati më i besuar si kryeministër


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?