Politikë

Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ 47% e shqiptarëve njohin më mirë kandidatët e PS në listë të hapur, 34% ata të koalicionit të Berishës! 6% të Lapajt e Shehajt

10 Prill, 22:38| Përditesimi: 10 Prill, 22:40

  • Share

1744307330_sondazhii8.png

Në sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, qytetarët janë pyetur se cilës partie i njohin më mirë kandidatët e listës së hapur. Rezultatet tregojnë se kandidatët e Partisë Socialiste (Edi Rama) janë më të njohurit për publikun me 47%, të ndjekur nga ata të koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha me 34%. I treti në radhë renditet Koalicioni 'Nisma Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapajt me 6% dhe po të njëjtën shifër mban edhe Partia Mundësia e Agron Shehajt.

Ndërkohë rezultatet e tjera në vijim: Partia Social Demokrate (Tom Doshi) – 2%, Partia 'Lëvizja Bashkë' (Arlind Qori) – 1%, Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha) – 1%, Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' (Dashamir Shehi) – 1%, të tjerë – 1% dhe asnjë – 1%.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama kandidati më i besuar si kryeministër


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?