Politikë

Sondazhi i ‘Piepolit’ në Report Tv/ 58% e shqiptarëve nuk kanë besim tek partitë e reja të opozitës, besueshmëria rritet me vetëm 2%

10 Prill, 21:36| Përditesimi: 10 Prill, 21:38

  • Share

1744307233_sondazhii3.png

Partitë e reja të opozitës shënojnë një rritje të lehtë në nivelin e besimit të qytetarëve, megjithatë shumica e shqiptarëve mbeten mosbesues ndaj tyre. Sipas sondazhit të fundit të kryer nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, 23% e qytetarëve shprehen se kanë besim tek partitë e reja opozitare – një rritje me 2 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar. Konkretisht pyetjes “Sa besim keni tek partitë e reja të opozitës?”, 11% thonë “shumë besim”, ndërsa 12% “mjaft besim”.

Ndërkohë, 14% e të anketuarve deklarojnë se kanë pak besim, ndërsa 58% “aspak besim”. Vetëm 3% e të anketuarve shprehen “nuk di të gjykoj”.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama kandidati më i besuar si kryeministër


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?