Vendimi i qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok me qëllim mbrojtjen e të rinjve është mbështetur masivisht nga qytetarët shqiptarë. Të dhënat e sondazhit të realizuar nga insituti “Piepoli” në bashkëpunim me Report Tv tregojnë se 56 përqind e qytetarëve bien dakord me vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok. Konkretisht, 41% shprehen se janë shumë dakord me mbylljen e TikTok dhe 15% janë dakord.
Vetëm 12 % janë shprehur indiferentë. Ndërkohë, 23% shprehen kundër këtij vendimi të qeverisë, 11% thonë “jam kundër” dhe 12% shprehen “jam totalisht kundër”.
Vendimi për mbylljen e TikTok solli edhe reagime qesharake nga Sali Berisha që u bënte thirrje nxënësve të bojkotonin mësimin për të mbrojtur TikTok, ndërkohë që çdo prind lufton për të kundërtën, që të studiojnë. Dhe kjo tregohet qartë edhe nga rezultatet e sondazhit të “Piepolit” në Report TV, ku 56% shprehen pro mbylljes së TikTok.
Aplikacioni i TikTok, nga nesër, sipas vendimit të qeverisë, pritet të mos jetë më i aksesueshëm në territorin shqiptar, duke mbyllur llogaritë për rreth 1.5 milionë shqiptarë.
Komente
