Politikë

Sondazhi i ‘Piepolit’ në Report Tv/ Shqiptarët ‘shuplakë’ Berishës, 62% s’i besojnë opozitës së udhëhequr prej tij

10 Prill, 21:18| Përditesimi: 10 Prill, 23:04

  • Share

1744307207_sondazhii2.png

Të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli’ tregojnë një rënie të besueshmërisë së opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha, pikërisht një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në total vetëm 32% e shqiptarëve shprehen se kanë besim tek opozita e Sali Berishës, një rënie me 1% krahasuar me të dhënat e sondazhit të 27 marsit.

Pyetjes “Sa e konsideron të besueshme veprimtarinë politike të opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha?”, 13% e të anketuarve i përgjigjen “shumë e besueshme”, ndërsa 19% “mjaft e besueshme”.

Ndërkohë, 62% e shqiptarëve e shohin opozitën e Berishës si “aspak të besueshme”, një rritje e mosbesimit me 3% krahasuar me rezultatet e sondazhit më 27 mars. 4% e shohin “pak të besueshme”.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie PD me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë, rritet Basha! Rama kandidati më i besuar si kryeministër


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?