Shqiptarët kanë zbehur edhe më tepër vlerësimet ndaj aktivitetit të opozitës që është tkurrur në një rrugicë për interesa personale.
Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, qytetarët e pyetur se çfarë vlerësimi kanë për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot, në total 82.1% e tyre kanë dhënë vlerësim negativ. Konkretisht 56.9% kanë votuar "negativ", ndërsa 25.2% kanë votuar “anoj negativ”.
Shumë i vogël është numri i qytetarëve që janë të kënaqur me veprimtarinë e opozitës. Krahasuar me muajin dhjetor të 2023, vlerësimi negativ është rritur me 2%.
Pavarësisht se ka ardhur duke u ulur me 2% krahasuar me një muaj më parë, në total 17.9% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv për aktivitetin e opozitës. Konkretisht 13.7% e të anketuarve kanë vlerësuar “pozitiv” aksionin e opozitës, kurse 4.2% anoj pozitiv.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv! 62% e shqiptarëve: SPAK të burgosë Sali Berishën, shkeli vendimin e GJKKO! Bashkimi i opozitës, i pamundur! Nëse zgjedhjet mbahen sot, fiton PS
B.K/ReportTv.al